Një ligjvënëse iraniane ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, raportojnë mediat iraniane. Irani është nja nga vendet më të prekura jashtë Kinës nga ky virus. Deri më 6 mars, autoritetet iraniane kanë raportuar 4,747 të prekur me këtë virus.
Ligjvënësja Fatemeh Rahbar, kishte fituar mandatin në zgjedhjet e fundit në Teheran.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpur, tha më 6 mars se 17 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve, dhe 1,000 të tjerë janë diagnostikuar.
Koronavirusi ka marrë jetërat e disa zyrtarëve në Iran, përfshirë këshilltarin e liderit suprem dhe të dërguarit të posaçëm në Vatikan. Më shumë se 20 ligjvënës si dhe zëvendëspresidenti e zëvendësministri në Iran kanë rezultuar me rezultat pozitiv të koronavirusit.
Shifra e të prekurve nga koronavirusi shkon në 100 mijë
Irani ka mbyllur shkollat dhe universitetet, si dhe ka anuluar organizimet kulturore dhe sportive si pasojë e përhapjes së madhe të virusit në vend.
Ndërkohë, autoritetet në Kinë kanë njoftuar më 7 mars se 99 raste të reja janë infektuar, që shënon rënie nga një ditë më parë ku u raportuan 143 të prekur që është shifra më e ulët që nga 20 janari.