Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, një makinë luksoze të prodhimit rus.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më vonë konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një Aurus, një sedan luksoz i përdorur nga vetë Putin, shkruan BBC.
Media shtetërore e Phenianit tha se limuzina iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kim të dielën.
Dy vendet e izoluara ndërkombëtarisht kanë krijuar marrëdhënie të ngushta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Koreja e Veriut mendohet se po furnizon Rusinë me artileri, raketa dhe raketa balistike për luftën, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj të dy vendeve. Të dyja palët mohojnë shkeljen e sanksioneve.
Putin e mirëpriti Kim në Kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar, në atë që ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në katër vjet.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…