Lista Serbe është shprehur kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se partia e tij do ta përkrahë formimin e Qeverisë së re, shkruan Reporteri.
Ai ka thënë se Lista Serbe do të jetë konstruktive, pasi siç u shpreh ai në luftën me virusin jemi bashkë dhe duhet të mbesim të tillë.
Kundër zgjedhjeve të reja janë shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK dhe Partia Demokratike e Kosovës, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar që të shkohet në zgjedhje të reja