POLITIKE

Lladrovci i reagon Lumir Abdixhikut, për stadiumin: Mos e vokë atë ujë!

Dy muaj më parë, kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte vënë në dilemë ndërtimin e stadiumit të kombëtares në Zonën Industriale.

Por, kryetari i Komunës së Drenasit, nuk vonoi duke iu kundërpërgjigjur asaj, duke i thënë se kjo është çështje e menduar mirë dhe jo politike.

“Sonte, znj. Vjosa Osmani, gabimisht fole për Stadiumin nacional, vure në dilemë ndërtimin e tij, në komunën e Drenasit, në qendër të Kosovës.

Znj. Vjosë, stadiumi nuk është çështje politike, por çështje e studiuar mirë, me fizibiliteti dhe projekt të miratuar. Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë.

Një fjalë popullore thotë: Mos e vokë atë ujë”, kishte thënë Lladrovci.

E, sot në një emision, anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se LDK dhe Vetëvendosje kanë vendosur që stadiumi i kombëtares të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe jo në Drenas.

I pyetur rreth kësaj deklarate, Lladrovci ia përsëriti Abdixhikut njësoj si edhe Osmanit të njëjtën porosi.

“Gjatë fushatës, e kam dhënë një mesazh rreth Stadiumit nacional, për mbesen tonë: Mos e vokë atë ujë. Njëjtë, i them edhe deputetit Abdixhiku: Mos e vokë atë ujë! Shpresoj se ky vend ka mendje të kthjellëta dhe mendojnë mirë kah po e çojnë vendin”, tha i pari i Lladrovit për mediat vendore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

8 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago