Analisti Fatos Lubonja ka reaguar për herë të parë në lidhje me sulmin e dytë që i bëhet makinës së tij në vetëm pak muaj.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lubonja u shpreh se sulmin e shikon si një akt vandal që “të kthen në kohët e errëta”. Analisti më tutje ka shtuar kryeprotagonist i klimës së urrejtjes është kryeministri dhe qëndrimet që ai mban për median dhe njerëzit e medias. Lubonja është shprehur se ndryshe nga Rama e politikanët e tjerë, ai dhe qytetarët nuk mbrohen me bodigardë.
Lubonja: Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal, akt urrejtje nga dikush
-Në incidentin e korrikut u tha se ishte një me probleme të shëndetit mendor…
Lubonja: Ai është i arrestuar. Nuk do të jetë ky. Pistat janë të shumta, por mua pista më çon te një urrejtje për qëndrimet politike. Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del aty e thotë ‘ndiqeni analistin’. Një nga këta analistë jam edhe unë. Unë e marr si akt kërcënimi. Ne nuk jemi me bodigardë, nuk na mbron shteti, për ato që themi mund të shkojmë dhe në gjyqe. Këto janë akte vandale, që të kthejnë në kohët e errëta.
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…