BREAKING NEWS

Lufta po vjen – Rusia tërheq diplomatët nga Ukraina

Shpërthimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka qenë kurrë kaq pranë, teksa numri një i Kremlinit, Vladimir Putin, ka bërë lëvizjen e radhës, duke tërhequr personelin diplomatik rus nga Kievi.

Të paktën, kështu bën me dije agjencia shtetërore e lajmeve ruse Ria Novosti, ndërsa thekson se ekziston një frikë reale se Rusia mund të nisë sulmin ndaj Kievit shumë më shpejt se sa mendohet.

“Diplomatët rusë dhe oficerët konsullorë kanë filluar tërheqjen për në Rusi”, është titulli kryesor i Ria Novosti.

Nga ana e Moskës, vijohet të theksohet se nuk ka plane për një pushtim të Ukrainës. Por, veprimet e përshkallëzuara diplomatike dhe ushtarake, kanë ngritur këmbanat e alarmit në gjithë botën perëndimore.

Vetë presidenti i SHBA-ve, Joe Bide, pritet të zhvillojë një telefonatë me homologun e tij, Putin, në një bisedë që mund të jetë drita në fund të tunelit, ose shkrepja fatale e fillimit të një lufte me përmasa botërore.

Thirrje për tërheqjen jo vetëm të diplomatëve, por edhe të qytetarëve, e kanë bërë edhe amerikanët.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, ka theksuar se janë disa aleatë, të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga territori ukrainas.

Afati i lënë për ta, është ai i 48 orëve. Ndërsa, ende nuk dihet se sa kjo gjë po zbatohet në realitet.

Gjithsesi, frika është tepër e madhe për shpërthimin e luftës.

Jo vetëm Biden, por edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Boris Johnson e liderë të tjerë evropianë, janë angazhuar në bisedime, të cilat duken jo të frytshme momentalisht.

NATO pritet të dërgojë edhe 3 mijë trupa të tjerë në Poloni, të gatshëm për ndërhyrje, duke e çuar numrin total në mbi 8 mijë.

Por, fuqia ruse, është e frikshme, me mbi 130 mijë ushtarë në kufirin e Ukrainës, nga thuajse të gjitha anët – përfshi atë perëndimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

16 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 orë ago