Diktatori i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kritikoi propozimin e Polonisë për të dërguar një kontingjent paqeruajtës perëndimor në Ukrainë, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte Luftën e Tretë Botërore.
“E shihni, këta polakë të çmendur tashmë po propozojnë që ai (Presidenti i SHBA-së Joseph Biden) të thirret nga ana tjetër e oqeanit dhe të fillojë ta inkurajojë atë: le të formojmë një mision paqeruajtës prej 100,000 ushtarësh dhe ta çojmë atë përmes Lviv në Ukrainë. Kuptoni se kjo është fillimi i Luftës së Tretë Botërore?”, tha Lukashenko.
Më herët ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, deklaroi se ekziston mundësia që Polonia të dëshirojë të vendoset në perëndim të Ukrainës dhe ka kujtuar se autoritetet polake theksojnë se është e nevojshme dërgimi i paqeruajtësve të NATO-s në Ukrainë.