FOTO&VIDEO

Luljeta Bozo tregon pse ekspertët e huaj nuk mund të vendosin për godinat

Luljeta Bozo 77 vjeç, profesoreshë në fushën e inxhinierisë, është një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ajo ka rreth 54 vite punë në botën e shkencës, inxhinierisë dhe gjeoteknikës.

Luljeta Bozo në këto ditë pas tërmetit fatal të 26 Nëntorit, ka qenë e gatshme të ndajë informacionin që ka, dijet e saj në ndihmë të informimit të njerëzve, duke vlerësuar dëmet e tërmetit, por edhe edhe ka shpjeguar arsyet e shkatërrimit të godinave në shumë zona. Sot ajo ka qenë e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan.

“Ajo e para kaloi si kaloi, por në fakt ishte një paralajmërim. Fatmirësisht pa asnjë dëm në jetë njerëzish. Se tërmeti gjithmonë do ketë dëmtime, nuk diskutohet, s’ka tërmet që nuk shkakton dëmtime. Sado i mirë të jetë projekti, sado mirë të jetë ndërtuar, ti nuk mund ta parashikosh kurrësesi sesi të vjen ajo lëkundja. Ne inxhinierët punojmë gjithmonë me skema, i skematizojmë gjërat, i bëjmë, por sa i jemi afruar realitetit e vërteton tërmeti. Kur bie tërmeti, ne e marrim vesh i kemi bërë mirë apo s’i kemi bërë mirë dhe ku kemi gabuar dhe i përmirësojmë. Disa gjëra mund të ishin paraprirë”.

Më tej, Luljeta Bozo shprehet se ekspertët e huaj nuk duhet të japin vendimin përfundimtar në lidhje me ndërtesat e dëmtuara sepse ata nuk njohin kushtet gjeologjike dhe sizmike të vendit tonë.

“Ndërkaq, erdhi ky i dyti dhe masat e para u morën shumë shpejt, shumë mirë dhe tani është masa që duhen verifikuar. Kanë thirrur dhe të huaj, por unë mendoj se tonin këtu nuk do ta japi eksperti i huaj se ai nuk njeh as kushtet gjeologjike të vendit tonë, as kushtet sizmike, nuk njeh as teknologjitë që përdorim ne, as mënyrën si ne kemi ndërtuar. Ne kemi veçoritë tona, pavarësisht se jemi në një rajon sizmik, por ndryshe ndërtojnë në Itali, çdo vend ka specifikat e veta. Ekspertët e huaj janë të mirëpritur se mund të kenë dhe më shumë eksperiencë, por tonin në marrjen e vendimeve duhet ta japin tanët. Ekspertët duhet të jenë njerëz që kanë shumë përvojë”.

Për 45 vite, Bozo ka dhënë mësim në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit duke nxjerrë breza të tërë inxhinierësh. Luljeta ka dy fëmijë, Petrin dhe Ilirjanën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

32 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago