Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka konfirmuar se me 22 dhjetor 2017, kur ishte iniciuar shpërbërja e Gjykatës Speciale, kishte takuar Rexhep Selimin, tash shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ku kishte marrë mbështetjen për shpërbërjen e Speciales.
Takimin mes Lushtakut dhe Selimit, e bëri publik kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqj, i cili tha se Selimi ia kishte konfirmuar Lushtakut votat e deputetëve të Vetëvendosjes, që të shpërbëhet Specialja.
“Po, me sa me kujtohet mua, po, është e vërtetë ajo që po e thotë Dardan Molliqaj. Kemi kontaktuar kemi biseduar, jo vetëm unë por edhe një kushëri i Rexhep Selimit”, la thënë Lushtaku në RTV Dukagjini.