Nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës turke dhe me mbështetjen e Fondacionit Alsar është mbajtur programi i lutjeve kushtuar ushtarëve turq të rënë në Siri.
Në këtë program të organizuar në Xhaminë e Profetit në fshatin Mushqeta, në Njësinë Administrative Krrabë të Qarkut Tiranë, ishte i pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, zyrtarë të tjerë të institucioneve turke, qytetarë turq që jetojnë në Shqipëri dhe dhjetëra banorë të zonës, të cilët shprehën solidaritetin e tyre me popullin turk.
Pas lutjeve dhe leximit të pjesëve nga Kur’ani, vazhdoi falja e namazit të xhenazes në mungesë për ushtarët turq që kanë rënë në Siri, që u drejtua nga këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Bekir Yanılmaz.
Ndërkohë, në mesazhin e ngushëllimit të Fondacionit Alsar, me rastin e këtij programi, thuhet se “Ushrët turq e dhanë jetën e tyre në mbrojtje të jetës dhe paqes së sirianëve dhe gjaku i tyre u derdh për një mision fisnik”.