KRYESORE

Macron: Do shkatërrohemi nëse fiton Moska

Zgjidhja në Ukrainë nuk do të jetë e lehtë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në fjalimin e mbajtur para ambasadorëve francezë në botë, shefi i Elysse theksoi se asnjë paqe pa ukrainasit nuk është e sigurt dhe asnjë zgjidhje për sigurinë në Europë nuk do të gjendet pa europianët, shkruan A2.

“Le të mos kemi iluzione dhe mendoj se po bëhet gjithnjë e më e qartë për të gjithë, nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë në Ukrainë. Vetë Presidenti i ri amerikan (Donald Trump) e di se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë shans fitoreje nëse Ukraina humbet, dhe unë do ta them shumë thjesht, në Ukrainë nuk duhet të gjendet asnjë zgjidhje për sigurinë pa ukrainasit, asnjë zgjidhje për sigurinë në Evropë nuk do të gjendet pa evropianët. Asnjë zgjidhje e shpejtë që mund të sjellë kapitullimin e Ukrainës nuk mund të jetë e mirë për evropianët dhe amerikanët”, tha Emmanuel Macron.

Për Macron, “besueshmëria” e perëndimorëve do të “shkatërrohej” nëse ata do të pranonin të bënin “kompromis” për shkak të “lodhjes” së konfliktit, duke deklaruar se ukrainasit duhet të “fillojnë diskutime realiste për çështje territoriale”, pasi “vetëm ata mund ta udhëheqin atë proces”.

Macron ftoi SHBA të japë ndihmën e saj për të sjellë Putin në tryezën e negociatave: “Dhe në thelb, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të na ndihmojnë të ndryshojmë natyrën e situatës dhe të bindin Rusinë të vijë në tryezën e bisedimeve. Ukrainasit duhet të sjellin diskutime realiste për çështje territoriale dhe vetëm ata mund t’i udhëheqin ato”.

Sakaq, bëhet e ditur se forcat e armatosura ruse kanë pushtuar qytetin Kurakhove në Ukrainën lindore. Njësitë ruse kanë “çliruar plotësisht qytetin më të madh në jugperëndim të Donbasit”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Kapja e “qendrës së rëndësishme logjistike” do të bënte të mundur pushtimin e pjesës tjetër të rajonit të Donetsk “me një ritëm të përshpejtuar”. Qyteti industrial, ku jetonin rreth 22 000 njerëz para fillimit të ofensivës ruse në shkurt 2022, ndodhet në një rezervuar, në brigjet e të cilit ka edhe një termocentral.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

11 minuta ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

2 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

9 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

9 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

13 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

14 orë ago