Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh se dëshiron humbjen e Rusisë ndaj Ukrainës, por jo kolapsin e saj.
Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi ata që “mbi të gjitha duan të shtypin Rusinë” se ky nuk do të jetë kurrë qëndrimi i vendit të tij.
“Unë dua humbjen e Rusisë në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrohet, por jam i bindur se, në fund, kjo nuk do të bëhet me mjete ushtarake”, tha Macron në një intervistë që dha për mediat franceze.
“Unë nuk besoj, siç bëjnë disa, që ne duhet ta shkatërrojmë plotësisht Rusinë, ta sulmojmë atë në tokën e saj. Këta vëzhgues duan mbi të gjitha të shtypin Rusinë. Ky nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi i Francës,” shtoi ai.
“Vëzhguesit” duket se janë, për presidentin francez, ata që, kryesisht në Evropën Lindore, kritikuan ashpër, në maj 2022, deklaratën e tij se Rusia duhet “poshtëruar”.
“Ajo që nevojitet sot është që Ukraina të nisë një ofensivë ushtarake që do të ndajë frontin rus për të realizuar një rikthim në negociata,” tha ai për tre mediat franceze.
Macron argumentoi gjithashtu se “asnjë nga të dy palët nuk mund të mbizotërojë as Ukraina, as Rusia, sepse rezultatet e mobilizimit nuk janë aq të rëndësishme sa parashikuan dhe ata (Rusia) kanë mundësi të kufizuara”.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…