KRYESORE

Macron i impresionuar nga reformat, Rama: Krenarë që kemi një tjetër mik të afërt, “integrimi” më pak burokratik

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Paris, ku është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, shefi i Élysée-së deklaroi se Franca është e impresionuar nga ecuria e reformave në Shqipëri. Macron përgëzoi homologun e tij për zërin që Shqipëria ka pasur deri më sot në rajon, në çështjet e Kosovës, por edhe në arenën ndërkombëtare.

“E admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, ndjenjat shumë të thella europiane. Kështu janë francezët, edhe më shumë se francezët, europianë…”

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama foli për një valë të re afrimi mes vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian ku në tavolinë tashmë, siç u shpreh kryeministri, ndodhet një proces integrimi, përtej rrugëve burokratike. Dhe për këtë, ai meritën ia atribuoi qasjes të mbajtur nga presidenti francez.

“Jam shumë krenar për Shqipërinë, për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës. Hera e parë në historinë tonë, që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë. Kjo do të thotë shumë për ne,” deklaroi ndër të tjera Rama.

Siç u bë e ditur gjatë konferencës së përbashkët të dy liderëve, Shqipëria dhe Franca do të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

44 minuta ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

13 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

15 orë ago