Presidenti francez Emmanuel Macron ripublikoi postimin e tij pesëvjeçar në Twitter në profilin e tij zyrtar në X. Është interesant fakti që Macron e publikoi tweet-in në alfabetin cirilik.
Ky tekst u publikua në faqen e tij pas vizitës që ai i bëri dje Serbisë.
“Mbaj një kujtim të bukur nga vizita ime në Serbi pesë vjet më parë. Në një botë ku gjithçka është e paqëndrueshme, është mirë të kesh miq të besueshëm dhe konstante historike. Ne i ndajmë ato. Është një gëzim i sinqertë të kthehem,” shkroi Macron tani me postimin e vjetër.