Udhëheqësi i grupit kriminal, i cili akuzohet për krime brutale duke përfshirë shtatë vrasje, Veljko Belivuk i ka thënë prokurorit se ka punuar për shtetin, me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Belivuk këtë koment e ka bërë gjatë mbrojtjes së tij në lidhje me hetimin për dy vrasje të tjera, përkatësisht likuidimin e Goran Mihajloviqit dhe Nikola Mitiqit.
Siç shkruan media serbe Nova, ai i ka mohuar vrasjet, duke thënë se grupi i tifozëve “Principi” është formuar për nevoja dhe me urdhër të Vuçiqit.
Mafiozi serb ka folur për marrëdhëniet me presidentin serb, për të cilin tha se e “ka goditur familjen e tij”.