Një xhami të Prishtinës, e ka vizituar sot Major Paul Girdley, me disa ushtarë të tij nga Kampi i Bonstillit.
Imami i xhamisë, në këtë takim u shpreh mirënjohës ndaj SHBA-së, për atë se çfarë ata kanë bërë për Kosovën. Ai e quajti këtë ditë si ditë historike dhe të veçantë.
‘’Ne jemi shumë mirënjohës ndaj SHBA-ve për çdo gjë ata kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë. Kosova nuk ka aleat partner e mikë se sa SHBA-të, andaj e lus edhe zotin e madhëruar që ti kemi përherë këta miq. Me prezencën e me mbështetjen e tyre sot kemi nderin të kemi mysafir një grup nga kampi amerikan Bonstill. Disa miq tan që i prinë miku im, Kapelani Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë të cilëve i falënderojmë shumë për vizitën. Pa dyshim kjo vizitë për neve është ditë historike ditë e veçantë , ditë që do ta mbajmë në mënd gjatë. Miq të tillë pa dyshim se ja shtojmë vlerën shtëpisë ton , vendit tonë dhe natyrisht që xhamia është e hapur për çdo krijesë të zotit’’, tha Imami.
Ndërsa Kapelani Major Paul Girdey, tregoj se ai i inkurajon ushtarët e tij të jenë të sinqertë dhe të pasionuar ndaj traditave të tyre të besimit, duke cekur se qëllimi i tyre është liria fetare në ushtri dhe në kombin tonë.
“Si Kapelan unë i inkurajoj ushtarët që të jenë të sinqertë dhe të pasionuar ndaj traditave të tyre të besimit. Unë gjithashtu u shërbej ushtareve dhe ofroj një shërbim adhurimi javor sipas traditave, vlerave dhe bindjeve të mia të besimit. Ashtu si pemët e pyllit që prodhojnë lloje të ndryshme të frutash po ashtu edhe ushtarët tanë e bëjnë një gjë të tillë. ky është qëllimi i lirisë fetare në ushtrinë dhe kombin ton” tha Kapelani Girdey.
Në këtë vizitë që iu bë Imamit të xhamisë në Prishtinë, i pranishëm ishte edhe drejtori për sport në Prishtinë Granit Rugova.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…