Mamia Razije Musa ka bërë thirrjet prindërve të mos i marrin fëmijët në dasma e ahengje.
Musa tha se nuk e kupton si i marrin foshnjat disa muajshe në ahenge me muzikë me zë shumë të lartë, duke i ekspozuar në zhurma të rrezikshme.
Ajo tha se fëmijeve iu vie gjum dhe qanjë vazhdimisht gjatë ahengut, derisa shtoi se nëse nuk ka kush të kujdeset për fëmijet mos shkoni në aheng.
Postimi i plotë:
MOS I MERRNI BEBAT/FËMIJËT NË DASMA E AHENGJE
Isha e ftuar në një dasëm ku sigurisht se bëhej fjalë për familjarë të afërm, prandaj edhe shkova.
Dasma ishte perfekte por nuk më është rahatuar shpirti duke parë bebat e fëmijët 3-4 vjeçarë duke mos gjetur rahati e duke u ekspozuar ndaj zhurmave të rrezikshme.
Nuk arrij të kuptoj si e merrni me vete një bebe disa muajshe në një aheng me muzikë super të lartë, me tupana e surla.
Si i’a bëni llogarinë ahengut kur fëmijës i vjen gjumi dhe qan vazhdimisht ndërkohë kalon nga një dorë në tjetrën si kukull pa ndjenja.
Një ftesë dasme që e lexova ishte ideale.
“Jeni të ftuar në ahengun tonë familjarë që do mbahet më …. në hotelin …. duke filluar nga ora 20:00.
Fëmijëve ju urojmë gjumë të ëmbël në ambientet e shtëpive”
Më besoni dhe merreni këshillën time si rregull të artë, ju jeni njeri më i mirë, nanë më e mirë nëse nuk shkoni në aheng sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët tuaj.