LAJME

Maqedonci: Në shtator dhe tetor aroplanët amerikanë kanë sjellë armatim në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar armatim të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit, shtator, tetor dhe fillimi të nëntorit.

Maqedonci ka theksuar se ShBA-ja asnjëherë nuk heziton të ketë bashkëpunim me Kosovën për blerje të armatimit.

“Në vazhdimësi nga ShBA-ja kemi marrë armatim dhe jemi duke marrë. Blerja e fundit ka qenë në tetor, para kësaj e kemi pasë një kontingjent që ka ardhur gjatë muajit shtator. Kemi pasë aeroplanë amerikanë të ushtrisë amerikane që kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ku janë shkarkuar armë dhe janë ngarkuar në kamionët e FSK-së. Normalisht që këto nuk janë bërë publike nga ne për shkak të ndjeshmërisë”, ka thënë Maqedonci, në Rubikon të Klan Kosovës.

“Gjatë shtatorit kemi pasë avionë amerikanë, ndërsa gjatë muajit tetor dhe në fillim të nëntorit kemi pranuar armë që janë prezantuar gjatë vizitës së Kurtit, pikërisht brenda FSK-së. Në asnjë rast nuk kemi pasë hezitim nga ShBA-ja për t’i shitur armë FSK-së, përkundrazi kam pasë mundësinë të shkojë në vizitë në dhjetor të vitit të kaluar në Washington, ku kam pasë takime në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, ku në këto departamente kemi marrë mbështetje jashtëzakonisht të madhe”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago