Arkiva e studios së parë fotografike shqiptare të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar ‘Memory of the World’ nga UNESCO.
Drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, e ka cilësuar si një nga vlerësimet më të larta për trashëgiminë kulturore dhe një nder i madh për Shqipërinë.
“Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore!
Nga zemra e Shkodrës kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar!
Ky nuk është thjesht një vlerësimin i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi.
PËR HERË TË PARË, Shkodra ka një pjesë të sajën në Kujtesën e Botës! KRENARË pa fund për këtë arritje që i jep zë, dritë dhe përjetësi një trashëgimie unike”-thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…