FOTO&VIDEO

“Masakër” në pyjet e Shqipërisë, dhjetëra gjahtarë shfrytëzojnë situatën nga Covid-19 për të vrarë kafshë dhe shpendë të rralla

Mjaft gjahtarë të paligjshëm, duke përfituar nga gjendja e emergjencës kanë marrë armët e tyre dhe i janë drejtuar zonave të ndryshme për të ushtruar aktivitetin e tyre të pashqetësuar

TIRANË- Moratoriumi i gjuetisë, pavarësisht se ka vite që është vendosur duket se jo për të gjithë ka dhënë efektet e parashikuara duke mos u respektuar nga një pjesë. Teksa vendi vazhdon të jetë pjesërisht i izoluar për shkak të virusit Covid-19, të vetmit që kanë menduar për faunën e egër kanë qenë gjahtarët të cilët e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të vrarë kafshë dhe shpendë.

Mjaft gjahtarë të paligjshëm, duke përfituar nga gjendja e emergjencës kanë marrë armët e tyre dhe i janë drejtuar zonave të ndryshme për të ushtruar aktivitetin e tyre të pashqetësuar. Ndërkohë, kanë qenë vetë gjahtarët ata që kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale këtë aktivitet të paligjshëm duke ju “mburur” miqve.

Në fotot që po përcjell gazeta “TemA”, në shënjestër të kësaj masakre ka qenë edhe një Kojlik i zi (Pl.falcinellus) që është jo vetëm në rrezik zhdukje, por gjithashtu i përket konventes AEËA të firmosur nga 79 shtete të Europës dhe Afrikës (kontinente të cilat ky zog viziton përgjat vitit), konventë të cilën e ka firmosur edhe Shqipëria prej vitit 1999.

Moratoriumi i gjuetisë në vendin tonë ka një afat 5 vjeçar dhe pritet të përfundojë në vitin 2021, ndërsa ka si qëllim mbrojtjen dhe shtimin e faunës së egër. Ndërkohë, sipas fotografive që po përcjell gazeta “TemA”, këta gjahtarë duket se po penalizojnë shtimin përmes masakrës që po shkaktojnë me armët e tyre në këtë moment.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago