Një raport është shfaqur ditën e sotme në lidhje me gatishmërinë e supozuar të Vladimir Putin për të hyrë në negociata për një marrëveshje të përkohshme paqeje me Ukrainën.
Sipas faqes së pavarur të lajmeve Meduza, presidenti rus është i gatshëm të marrë pjesë në diskutime dhe madje mund të tërheqë trupat e tij nga zona e Khersonit.
“Aktualisht nuk ka nevojë për sulme masive sepse shumica e shenjestrave janë goditur dhe ne nuk i kemi vënë detyrë vetes që të shkatërrojmë Ukrainën.Rusia ështe e gatshme të për të vazhduar bisedimet dhe për ti dhënë fund luftës”, tha Putin.
Ndër të tjera, Putin ka theksuar se mobilizimi i pjesshëm ushtarak i Rusisë do të përfundojë brenda dy javësh.
Megjithatë, gazeta detajon një sërë kushtesh, që Krimea të mos jetë pjesë e bisedimeve dhe që territori i aneksuar i Donbasit të mbetet nën kontrollin rus.
Këto janë kushte që nuk ka gjasa të pranohen nga Ukraina, me kritikët e Kremlinit që sugjerojnë se çdo armëpushim do të përdoret nga Rusia për të rigrupuar dhe rinovuar sulmet e saj.
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…