FOTO&VIDEO

Maturantёt shqiptarё nuk i ftojnё kolegët boshnjakё në ceremoninё e diplomimit

Paralelja e gjashtё dhe e fundit nё shkollёn e mesme tё mjekёsisё “Ali Sokoli” nё Prishtinё pёrbёhet nga pesë maturantё qё vijojnё mёsimin nё gjuhёn boshnjake. Ndёrsa pesё paralelet e tjera kanë nxёnёs, tё cilёt mёsojnё nё gjuhёn shqipe. Mirёpo maturantёt e klasave tё gjuhës shqipe nuk i ftuan nxёnёsit boshnjakё qё t’iu bashkëngjiten nё ceremoninё e pёrbashkёt tё diplomimit.

Kёshtu ka bёrё tё ditur Lejla Shok, maturante e kёsaj shkolleje e njёkohёsisht nxёnёsja e klasës qё vijon mёsimin nё gjuhёn boshnjake.

“Pёr kёtё organizim e kam marrё vesh nёpёrmjet internetit dhe rrjeteve sociale, pasi qё i kam parё fotografitё tё cilat i kanё vendosur nxёnёsit pas ceremonisё”, ka treguar Shok.

Mё ndryshe se shkolla “Ali Sokoli” ka vepruar kryesia e gjimnazit natyror nё Prishtinё, “Sami Frashёri”. Sipas kryetarit tё kёsaj shkolle, Ene Aliu, klasa e cila vijon mёsimet nё gjuhёn turke ka qenё e pёrfshirё nё ceremoninё e mbajtur tё diplomimit nga ata javё mё parё.

Personeli i shkollёs “Ali Sokoli” ka bёrё tё ditur pёr KOHЁN se ceremonia diplomuese nuk ka qenё organizim i shkollёs.

“Nga sa di unё, kjo ceremoni ka qenё e organizuar prej Kolegjit AAB dhe me siguri nga ana e nxёnёsve tё shkollёs ‘Ali Sokoli’”, ka thёnё Shok nё lidhje me organizatorin e kёsaj ceremonie.

Ajo mes tё tjerash është shprehur se mospёrfshirja e tyre nё kёtё ceremoni e ka bёrё tё ndihet keq.

“Ne si klasё e cila vijon mёsimin nё gjuhёn boshnjake me tё vërtetë nuk jemi shoqёruar shumё me nxёnёsit shqiptarё, por ata e kanё ditur qё ne jemi aty dhe qё ekzistojmё, e mbi tё gjitha qё ekziston klasa jonё”, ka shprehur ajo.

Arsyet se pёrse nuk i kanё ftuar klasat e tjera nё ceremoni janё tё panjohura pёr tё.

KOHA ёshtё pёrpjekur tё marrё informata nga Kolegji AAB se pёrse kjo klasё nuk ka qenё e ftuar nё kёtё ceremoni, por organizatorja e kёsaj feste nuk ka qenё e qasshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

12 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

17 orë ago