LAJME

Mbahet për herë të parë mesha e përshpirtjes në Kishën Ortodokse për 80-vjetorin e gjenocidit çam

Për herë të parë, në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mbajt një meshë përshpirtjeje në kujtim të gjithë shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë që u vranë gjatë genocidit të forcave zerviste më 1944.

“Shqipëria do të më marrë hakën” ishin fjalët e fundit të avokat Spiro Çallukës, drejtorit të arsimit shqip të Paramithisë 80 vjet më parë, kur më 30 qershor 1944 pas disa ditëve torturash, iu nxorrën sytë dhe u tërhoq zvarrë me makinë në qytet deri sa ndërroi jetë. Më pas, së bashku me shqiptarë të tjerë ortodoksë të Çamërisë u la i varur për tre ditë mes qytetit për të dhënë shembullin se shqiptarët ortodoksë mund të rrinin në shtëpitë e tyre por do të kishin fat mizor nëse deklaroheshin shqiptarë.

Ceremonia u mbajt në mjediset e Kishës së Metamorfozës në Tiranë në prani të dhjetra besimtarëve. Përshpirtja u realizua për Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto, Thimi Gogozoto, Petro Sharra, Ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Meshtari i kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen në kujtim të emrave të tyre. Të gjithë ata punuan për atdheun e tyre, Shqipërinë, deri në momentin e fundit të jetës. Veçanërisht Spiro Çalluka, drejtuesi i arsimit shqip në Paramithi që vdiq në kushtet e torturave çnjerëzore, në moshën 87 vjeçare dhe u la tre ditë i varur në mes të qytetit, për tu treguar shqiptarëve të tjerë ortodoksë fatin që do të pësonin nëse deklaroheshin shqiptarë.

Përshpirtja është liturgji ortodokse që lutet për të përkujtuar të vdekurit. Ky është rasti i parë që në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kryhet një përshpirtje për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë./BW

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

2 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

3 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

10 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

11 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

15 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

15 orë ago