Situata nga mbetjet në bregdetin shqiptar vazhdon që të jetë problematike.
Gazetarja Emi Kalaja raportoi për Klan News, situatën nga mbetjet në plazhin e Velipojës.
“Situata vijon të jetë njësoj në bregdetin e Velipojës. Objekte të drunjta, objekte plastike dhe mbeturina ka në bregdet. Autoritetet vendore kanë thënë se gjatë javës do të ketë një aksion pastrimi, që nuk do presë aksionin e shoqërisë civile”, tha gazetarja Kalaja.
Situatë problematike është edhe në plazhet e Durrësit, Ishmit dhe të Hamallajt.
“Ashtu si në Velipojë, edhe plazhet e Durrësit, Ishmit dhe Hamallajt ka prezencë të madhe të mbeturinave. Këto mbetje, janë të pranishme, sa herë që moti është i keq në Durrës dhe kryesisht vijnë nga lumenjtë Ishëm dhe Erzen. Vija bregdetare e Ishmit dhe Hamallajt është ndotur masivisht nga mbeturinat. Nuk ka ende asnjë nga strukturat përgjegjëse që të punojë në terren, për ta përmirësuar situatën . Sa herë që moti është i keq, në Durrës, është e njëjta situatë. Ka pasur raste, që mbeturinat kanë dalë në breg të detit dhe në pikun e sezonit, duke krijuar imazh negativ”, deklaroi gazetarja Enkelejda Arapi për Klan News.
Mbetje të shumta janë edhe në plazhet e qarkut të Fierit. Gazetarja Anila Sefa ka parë nga afër situatën në grykëderdhjen e Semanit.
“Këtu ka gjithë çfarë lloj mbeturinash, ka edhe ujëra të zeza, çdo gjë që lumi ka marrë dhe e ka sjellë në këtë plazh. Këtu nuk mund të vihet as me makinë. Gjendja është alarmante. E gjithë zona është me baltë. Është një grumbull i madh mbetjesh dhe nëse vjen këtu, përshtypja që merr është shumë e keqe. Duket qartë që nuk është pastruar asgjë”, deklaroi gazetarja Anila Sefa.

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…