Trupat e më shumë se 1,500 ushtarëve rusë janë gjetur në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, ka njoftuar një zyrtar ukrainas.
Nënkryetari i bashkisë së këtij qyteti, Mychajlo Lyssenko, tha se trupat janë dërguar në katër morgje të ndryshme.
Ai u kërkoi nënave ruse që të shkonin dhe të merrnin djemtë e tyre të vdekur.
“Unë nuk dua t’i varros ata në varre masive, dhe nuk dua t’i djeg”, tha Lyssenko.
📷Troops of the Ukrainian 3rd Special Purpose Regiment raided Russian positions in Donbas, killing a dozen of Russian soldiers and capturing BMP-3 and two BTR-82As. #Ukraine #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/WD95cOVYsH
— MilitaryLand.net (@Militarylandnet) April 11, 2022
“Ne nuk jemi brutal”, shtoi ai.
Sipas ushtrisë ukrainase, pothuajse 20,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës ruse gati shtatë javë më parë.
Moska, nga ana tjetër, thekson se ka humbje dukshëm më pak dhe së fundi njoftoi se janë 1,351 ushtarë të vdekur nga radhët e saj.