Për shkak të pandemisë, shumë biznese ua kanë shkëputur kontratat e punës punëtorëve të tyre.
Sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, numri i atyre që kanë humbur punën shkon mbi 30 mijë, raporton KOHA.
Ata që kanë mbetur pa punë gjatë kësaj kohe nuk po mund të marrin as kompensimin prej 130 eurove siç e parasheh Pakoja emergjente.
Kjo sepse kompanitë po refuzojnë të parashtrojnë kërkesë në Administratën Tatimore të Kosovës, tregon Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.
Mirëpo, në ATK, që nga marsi, janë parashtruar mbi 1600 kërkesa për personat që kanë mbetur pa punë.
Sipas pikës tetë të Pakos emergjente, të gjithë atyre që u ndërpritet marrëdhënia e punës gjatë kohës së pandemisë kompensohen me nga 130 euro për muajt prill, maj dhe qershor.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, por Ministria e Financave dhe Transfereve, në një përgjigje për KOHËN, ka thënë se kjo pritet të përfundojë gjatë ditëve në vazhdim.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…