Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se është forcuar komponenti “Patriot” i sistemit të mbrojtjes ajrore ukrainase, në bashkëpunim me Gjermaninë.
“Ne e kemi forcuar komponentin Patriot të mbrojtjes sonë ajrore. Falënderoj Gjermaninë dhe personalisht Kancelarin Gjerman Friedrich Merz për këtë hap të përbashkët për të mbrojtur jetën njerëzore nga terrori rus”, shkroi Zelensky në rrjetin X.
Ai theksoi se ky përforcim ishte përgatitur prej kohësh dhe marrëveshjet tashmë janë vënë në zbatim. Presidenti ukrainas shtoi se negociatat vazhdojnë për hapat e tjerë të përbashkët për të forcuar mbrojtjen ajrore, si në nivel qeveritar ashtu edhe drejtpërdrejt me kompanitë prodhuese.
“Do të ketë rezultate të mëtejshme,” përfundoi Zelensky, duke nënvizuar se Ukraina po punon ngushtë me aleatët për të rritur sigurinë ajrore dhe për të mbrojtur civilët nga sulmet ruse.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…