POLITIKE

“Mbrojtja Civile” pjstarët e të cilës po akuzohen për organizimin e sulmeve në veri, paguhet nga buxheti i Kosovës

Milun Millenkoviq, i arrestuari për sulmet ndaj KFOR-it e gazetarëve, u akuzua se ishte pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile”. Megjithatë kjo organizatë paguhet nga buxheti i Kosovës, raporton indeksonline.

Zyra e Auditorit ka hedh në pah që 25 punonjës të “Mbrojta Civile” që veprojnë në veri dhe të njëjtit i marrin pagat nga ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësis pa shkuar fare në punë. Pagat i jipen duke u bazuar në marrëveshjen e arritur në vitin 2015-të e që është bërë me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e Republikës së Kosovës.

Në bazë të përllogaritjeve këta punonjës deri tash janë paguar në vlerë më shumë se 1 milion euro.

Madje ka dyshime që pjesëtarë nga “Mbrojtja Civile”, janë të dyshuarit kryesor që kanë sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe mediat.

Ministria në fjalë këto paga i paguan me vendimin nr. 06/39 te datës 22.07.2015, Qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet e dakorduar të Marrëveshjes se Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për integrimin e personelit nga ish e ashtuquajtura “Mbrojta Civile”.

“Përmes këtij vendimi, MTI kishte angazhuar 25 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e Republikës së Kosovës. Këta punonjës nuk kishin punuar asnjëherë për MTI që nga viti 2016 kur edhe janë nënshkruar aktemërimet a tyre. Rrjedhimisht, sipas konfirmimeve nga zyrtarët relevant, për të njëjtit nuk kishte dëshmi të vijueshmërisë në punë. Shpenzimi për vitin 2022 për pagat e të punësuarve për këtë kategori ishte 127,298 euro “, thuhet në raport.

Sipas ZKA-së,kjo dukuri po vazhdon të jetë prezentë ndër vite edhe pse është raportuar në vazhdimësi nga Raportet e auditimit.

“Ministria ende nuk ka arritur të ndërmarrë masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve. Ndikimi Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmëri në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë.”, thuhet në raport.

Rekomandimi i ZKA-së, është që ministrja duhet të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar kushte pune dhe vijueshmërinë e rregullt në punë të punonjësve, duke bërë monitorimin e vazhdueshëm siç parashihet me aktet ligjore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

17 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

22 orë ago