FOTO&VIDEO

Mbyllen përkohësisht afro 1.350 shkolla në Francë për shkak të temperaturave ekstreme

Për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1.350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë.

Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi se është lëshuar alarm i kuq në 16 provinca, përfshirë kryeqytetin Parisin dhe një alarm portokalli është lëshuar në 68 provinca për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Temperatura pritet të jetë të paktën 20 gradë dhe maksimumi 41 gradë Celsius gjatë ditës në vend.

Për shkak të nxehtit ekstrem, rreth 1.350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë në gjithë vendin. Dje mësimi u pezullua në 750 shkolla për të njëjtën arsye.

Ndërkohë, rritja e ndotjes së ozonit në Paris dhe rrethinat e tij për shkak të motit të nxehtë ka mobilizuar autoritetet lokale të ndërmarrin veprime.

Në një deklaratë dje nga Departamenti i Policisë së Parisit thuhej se vetëm disa automjete që ndotin më pak mjedisin do të lejohen në trafik në Paris dhe disa provinca përreth tij ndërsa është ndaluar dalja në trafik për të gjitha automjetet e tjera.

Automjetet që operojnë për dobinë publike janë të përjashtuara nga ky vendim, ndërsa janë ulur kufizimet e shpejtësisë në trafik në zonat përkatëse.

Në Francë, për shkak të motit të nxehtë, aktivitetet e njërit prej reaktorëve të centralit bërthamor “Golfech” në provincën Tarn-et-Garonne u ndaluan që nga 29 qershori.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago