Mbyllet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri! Çiklisti danez arrin fitoren e dytë në Vlorë

Dy anëtarët e Komisionit Rregullator të propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, u larguan nga mbledhja me argumentin se kërkesa e anëtarit Arens Çela për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk bënte pjesë në kompetencat e këtij organi të KQZ-së.

Me largimin e dy anëtarëve ra edhe kuorumi i nevojshëm për shqyrtimin e kësaj kërkese, e cila kërkon të paktën katër vota pro nga pesë anëtarët që ka Komisioni Rregullator.

Për pasojë, kërkesa për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk u miratua.

Kësisoj, orari i votimit do të mbetet deri në orën 19:00. Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit mund të qëndrojnë të hapura përtej kësaj ore vetëm nëse ka votues që ndodhen në radhë jashtë QV-së.