KRYESORE

Më 4 korrik vjen në Tiranë për herë të parë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton

Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, do të mbërrijë në Tiranë më 4 korrik, mëson Report Tv, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Ish presidenti Bill Clinton, do të mbetet në historinë e shqiptarëve si shpëtimtar i Kosovës nga gjenocidi. Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Më 24 mars, të vitit 1999 ish-presidenti amerikan Bill Clinton dha lajmin para popullit amerikan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u bashkoheshin aleatëve të NATO-s për ndërhyrje në Kosovë. Në mesazhin e tij Klinton u tha amerikanëve se ndërhyrja po bëhet për dhjetëra arsye e një ndër to përmendi brutalitetin e forcave serbë kundër shqiptarëve.

“Të dashur amerikanë. Sot Forcat e armatosura të SHBA-së u janë bashkuar atyre të NATO-s, në sulmin kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne morëm këtë vendim për shumë arsyeje, mirëpo kryesorja për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga agresori ushtarak serb”. Këto fjalë dhe veprat e tij, do të mbeten në histori!

Report Tv mëson se ai do të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama. Një surprizë për datën 4 korrik kishte paralajmëruar vetë kryeministri Rama pak ditë më parë në një konferencë për mediat, por nuk dihet nëse i referohej vizitës së Bill Clinton.

‘Mendoj do të jetë një dhuratë e bukur, por meqë i lidhni të gjitha gjërat me lek nuk janë lek.’- u shpreh Rama.

Kush është Bill Clinton
William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës. Ai është një politikan amerikan, i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i Përgjithshëm i këtij shteti. Klinton ishte anëtar i Partisë Demokratike. Clinton, ka studiuar në Universitetin Georgetoën në Washington, ku zgjoi interesim për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjatë përfundimit të këtyre studimeve u njoh me Hillary Diane Rodham. Bill dhe Hillary u martuan më 19 nëntor të vitit 1975. Dyshja ka vetëm një vajzë të quajtur Chelsea Victoria Clinton. Clinton u zgjodh guvernator i Arkansas në vitin 1978, duke u bërë kështu guvernatori më i ri në vend, në moshën 32 vjeçare. Bill Clinton i fitoi zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor të vitit 1992 me 43% votave kundër republikanit George Bush dhe miliarderit Ross Perot. Ish Presidenti Bill Clinton, i njohur si president i begatisë dhe rritjes ekonomike për amerikanët, bëri shumë jo vetëm për vendin e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

13 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago