Një transgjinor 33-vjeçar, tentoi të rrëmbejë njërin prej fëmijëve të një shkolle fillore në Kolorado, ndërsa momentet e tmerrshme janë kapur nga një kamera sigurie.
Në video duket Solomon Culligan, i cili ka hyrë në oborrin e shkollës fillore “Black Forest Hills”, duke mbajtur një batanije ndërsa disa fëmijë të vegjël janë në oborr. Kur fëmijët kuptuan qëllimet e këqija të 33-vjeçarit i cili vrapon drejt tyre, ata fillojnë të bërtasin e të largohen.
33-vjeçari në fakt ka arritur të kapë njërin prej fëmijëve duke i hedhur batanijen, por në fund nuk ka mundur ta përfundojë kapjen, pasi ka humbur ekuilibrin.
Culligan u arrestua pak larg dhe u akuzua për tentativë rrëmbimi. Djaloshi, i cili për pak sa nuk u rrëmbye nga 33-vjeçari, tha në polici se autorit i vinte erë alkooli dhe kishte pluhur të bardhë në fytyrë.
Sipas New York Post, Culligan u rendit si ngacmues seksual në vitin 2011, kur u dënua për seks pa pëlqimin e personit tjetër. Në atë kohë, në fakt, ai kishte pohuar se vuante nga depresioni.