LAJME

Me fanellën e kombëtares dhe duke bërë shqiponjën, ylli i Hollivudit viziton Universitetin e Arteve

Aktori amerikan Danny Glover ka vizituar këtë të martë Universitetin e Arteve në vendin tonë. Ylli i “Lethal Weapon” është fotografuar i qeshur, teksa mbante veshur bluzën e kombëtares shqiptare të futbollit, nën shoqërinë e rektorit të Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi dhe dekanit Petrit Malaj.

Glover është në vendin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së xhirimeve të serialit “The Prosecutor” me regji të Fatmir Dogës, ku merr pjesë edhe aktori amerikan.

Sipas vetë Dogës, bëhet fjalë për një serial aksion-triler dhe për realizimin e tij është filmuar në disa shtete europiane. Sipas një deklaratë të Dogës në llogarinë e tij në Instagram, seriali i ka kaluar filtrat e disa platformave, si Netflix, Amazon apo Hulu dhe ka potencial të shfaqet në të gjithë botën.

Glover është përgjithësisht i njohur për rolin e agjentit të policisë Roger Murtaugh në serinë e filmave “Arma vdekjeprurëse”, ku luan përkrah Mel Gibson. Gjithashtu ka luajtur role si protagonist në disa filma, si “The Color Purple”, “To Sleep with Anger”, “Predator 2”, “Angels in the Outfield” dhe “Operation Dumbo Drop”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

2 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago