POLITIKE

Me financimin e Turqisë diplomohen 13 hafizë në Shkodër

Në qytetin e Shkodrës është organizuar ceremonia e diplomimit te hafizëve të parë të Qendrës për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë, pas rreth 70 viteve mungesë të të diplomuarve në këtë fushë në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e diplomimit të 13 hafizëve të parë të kësaj qendre u organizua në Xhaminë e Parrucës, ndërsa i pranishëm ishte edhe personaliteti nga Turqia Osman Nuri Topbaş, përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe të ftuar të tjerë.

Topbaş, në ligjëratën e tij tha se Kur’ani është vepra që Allahu i ka dërguar njerëzimit për udhëzim.

“Uroj më shpirt dhe me zemër që kjo ditë të jetë rikthim i ditëve të mëparshme të Shqipërisë, i atyre ditëve që lidhen me gjallërimin e Kur’anit, gjallërimin e zemrës dhe popullit. Kur’ani është libër që zbukuron të vërtetën mbi vdekjen, është ushqim për shpirtin, është burim energji për shpirtin. Kur’ani për të gjitha shtresat e njerëzimit është udhëzues për formimin e individit të përsosur”, tha Topbaş.

Ai u shpreh më tej se “Nëpërmjet diturisë do të rritet devocioni dhe kështu njeriu do të jetojë me koeficient të lartë devotshmërie. Nga mendja mesazhi duhet të shkojë në zemrën e njeriut.”

“Kur lexohen ajetet e Kur’anit nga thellësia kuptimore e tyre do të shtohet besimi në zemrën e besimtarit dhe kështu besimtari në kushtet e kësaj botë që ndryshojnë çdo ditë do të bëhet i suksesshëm në provimin e kësaj bote”, tha gjatë ligjëratës në ceremoni Osman Nuri Topbaş.

Kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj, tha në fjalën e tij në ceremoni se teksa kanë kaluar vetëm dy vite nga hapja e Qendrës për Memorizimin e Kur’anit, “jemi mbledhur në këtë vend të begatë për të marrë pjesë në emocionin e ceremonisë së diplomimit të 13 hafizëve të pare të kësaj qendre.”

“Vendit tonë të shtrenjtë i shtohen 13 mbartës të Kur’anit, fjalës më të ndershme dhe më të vlefshme në botë, fjalës së Allahut xh.sh. duke u bërë burim shprese dhe mirësie për të gjithë shoqërinë tonë. Ishte dëshira e hoxhës së nderuar Osman Nuri Topbaş që amaneti i përcjelljes së mesazhit kuranor të gjallërohet përsëri në trojet tona duke risjellë traditën e bukur të të parëve tanë e duke i falë dritë nga nuri i Kuranit Shkodrës, por jo vetëm”, u shpreh Seferaj.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe myftiu e zonës Shkodër, Muhamed Sytari.

Ndërkohë 13 hafizët e diplomuar janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku më i madhi prej tyre është 24 vjeç, ndërsa më i riu është në moshën 13 vjeçare.

Qendra për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë në Shkodër e cila administrohet nga shoqata “Istanbul në Shkodër me mbështetjen e fondacionit Hüdayi në Stamboll, është hapur në vitin 2017 dhe është e para në vend pas përmbysjes së komunizmit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

9 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago