POLITIKE

Me fitoren bindëse në Florida, DeSantis është një rival serioz i Trumpit

Ron DeSantis, një republikan, fitoi garën për guvernator të Floridës me një rezultat bindës, duke fituar 59.4 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij demokrat fitoi vetëm 39.9 për qind, shkruan CNN.

Në festimin e fitores së Ron DeSantis në Tampa të martën mbrëma, mbështetësit e guvernatorit të krahut të djathtë brohoritën, “dy vjet të tjera!”.

Guvernatorët shërbejnë mandate katërvjeçare, por DeSantis konsiderohet si një sfidues i mundshëm i Donald Trumpit për nominimin presidencial republikan më 2024. Fitorja bindëse e DeSantis në Florida të martën, ndërsa republikanët e tjerë anembanë SHBA-së u “lëkunden”, tani e ka forcuar shumë këtë pozicion.

Në një fjalim të mbushur me mirënjohje për trajtimin që i bëri pandemisë, DeSantis ka thënë: “Ne zgjodhëm faktet mbi frikën, zgjodhëm edukimin mbi indoktrinimin”.

“Florida ishte një strehë e mendjes kur bota u çmend. Ne qëndruam si një kështjellë lirie për njerëzit në të gjithë këtë vend dhe, në fakt, në mbarë botën. Ne jemi përballur me sulme, kemi marrë goditje, kemi përballuar stuhitë, por kemi qëndruar në tokë. Ne nuk u dorëzuam. Ne kishim një bindje që na udhëhiqte dhe kishim guximin të drejtonim. Ne premtuam. Ne u premtuam njerëzve të Floridës dhe i mbajtëm ato premtime. Dhe kështu sot, pas katër vjetësh, populli shpalli vendimin e tij”, ka thënë ai.

Thirrjeve “dy vjet të tjera” nga mbështetësit e tij, DeSantis iu përgjigj vetëm me një buzëqeshje dhe me fjalët: “Faleminderit shumë”.

DeSantis nuk iu drejtua fare Trumpit, pavarësisht kërcënimeve të ish-presidentit amerikan për të zbuluar “gjëra rreth tij që nuk do të jenë shumë lajkatare” nëse DeSantis vërtet kandidon për Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, raportet thonë se atmosfera në pronën e Trumpit në Mar-e-Lago ishte mjaft e trazuar pasi fitorja masive e republikanëve nuk ndodhi.

Sipas disa raportimeve të mediave, DeSantis më parë u kishte njoftuar donatorëve të tij se mund të shmangte përballjen me Trumpin dhe të priste deri në vitin 2028 për të kandiduar për presidencën e SHBA-së, por rezultati i shkëlqyer mund t’ia ketë ndryshuar mendimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

3 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago