FOTO&VIDEO

“Më foli Zoti në ëndërr”, historia e rrallë e shqiptares: Më dërgoi një zarf të verdhë, ju tregoj ç’më ndodhi

Arjana Milo është një simbologjiste, së cilës i ka folur Zoti në ëndërr. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer të gjithë historinë se si ju shfaq Zoti dhe çfarë i tha. Arjana ka theksuar se ai i dërgoi një zarf të verdhë nga qielli.

“Mua zoti më caktoi një mision. Ishte ajo ndjenja se çfarë po ndodh, më foli zoti. Kisha një përgjegjësi në punë, kudo. Fillova të kontrolloja veten time nëse unë isha mirë. Ditën e parë nuk i tregova as familjarëve se ishte shumë e vështirë ta besoja.

Fillova në vetvete çdo natë të mendoja. Sepse ëndrrat e shikoja gjithmonë në mëngjes, kur zbardhte drita. Pastaj në krevatin ku unë flija ishte batanija ngjyrë blu si qielli dhe më erdhi një zarf i verdhë nga qielli në ëndërr. Pastaj tregova në shtëpi, vajzës sime se po shikoja disa ëndrra që po më çudisin. Vajza pa në internet disa kuptime që kanë ëndrrat dhe më tha: ‘O ma këto ëndrrat e tua nuk janë të zakonshme’. Këtu fillova t’i shikoja gjërat ndryshe”, u shpreh ajo.

Më tej, Arjana tha se nga ai moment filloi të bënte vrap, meditim në mënyrë që të shkarkonte energjinë që kishte mbledhur.

“Unë fillova të bëja 1 javë vrap sepse doja të shkarkoja energjinë. Kisha nevojë të ecja dhe fillova meditimin. Më vazhdonin ëndrrat akoma. Hapa telefonin dhe po merrja informacion në internet. Përpara se të flija gjumë pash disa predikime. Por në ëndërr më tha që duhet ta ndaloja se ata nuk thonë të vërtetën”, shtoi ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

8 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago