“Më i gjatë dhe më i keq se ty”: Çfarë komentonte babai i vrasësit të policit në foton e të birit me Ramën

RENEA ka lokalizuar tashmë vrasësin e dyshuar të policit Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë. 21-vjeçari Aldi Rama dyshohet se vrau me një plumb në zemër nënkomisarin gjatë një kontrolli anti-drogë në Lezhë.

Ai ndodhej në një makinë me tre persona të tjerë, kur nxorri pistoletën për të qëlluar drejt e në zemër policin.

Aldi Rama njihej si personproblematik nga polici pasi ishte dënuar me pesë vite për drogë disa vite më parë, por mundi të dilte nga burgu më herët për shkak të uljeve të përfituara.

Krahas fotove me armë, në profilin e tij gjendet edhe një foto me kryeminsitrin Rama, e shkrepur disa vite më parë.

Poshtë fotos spikat edhe komenti i të atit të Aldit, Rufan Ramës, i cili shkruan se tashmë i biri i tij “ishte bërë më i gjatë dhe më i keq se kryeministri”.

Policia ofroi 20 mijë euro për këdo që jepte informacion për lokalizimin e tij fill pas vrasjes së kryer dhe duket se masat e marra dhe shpërblimi i dhënë kanë çuar në një rezultat pasi vrasësi i dyshuar është lokalizuar tashmë dhe pritet arrestimi i tij.