Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, sot udhëtuan drejt Ukrainës për t’u takuar me liderët e vendit. Dy udhëheqësit europianë bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, shkuan edhe në vendin ku u raportua se u krye masakër, në Bucha.
Te vendi i ngjarjes i shoqëroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili tha se atyre iu tregoi mizoritë që kryen rusët.
“Vizituam Buchan. Ursula von der Leyen, Josep Borrellit dhe Eduard Hegerit iu tregova për mizoritë që kryen trupat ushtarake ruse mbi civilët ukrainas. Ne kurrë s’do t’ia falim armikut këto krime. Ne po punojmë bashkë me partnerët tonë europianë që të ndalim agresorin sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Shmyhal.
Von der Leyen më herët ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në një stacion treni që po përdorej për evakuim nga civilët në Ukrainë dhe e cilësoi si “të neveritshëm”.
Ajo tha se për këtë tragjedi do ta ngushëllojë personalisht presidentin ukrainas, Zelensky.
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…