FOTO&VIDEO

“Më jep 20 mijë euro ta heq lajmin”, arrestohet për gjobëvënie gazetari Elio Laze, si shantazhonte zyrtarin e Shëndetit Publik

Gazetari Elio Laze ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet për gjobëvënie. Burime për mediat bëjnë me dije se Laze është arrestuar pas denoncimit të shtetasit Klaus Shaqiri, zyrtar i Shëndetit Publik, i cili kishte deklaruar se gazetari i kishte kërkuar një shumë prej 20 mijë eurosh.

Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 5 mijë euro, ndërkohë që mësohet se pjesën tjetër të mbetur Shaqiri do e kryente përmes tre kësteve në vijim.

Laze, pronar i portalit Priza.al, përmes artikujve të ndryshme ndaj zyrtarit në fjalë, e kanoste këtë të fundit duke i vënë “gjoba”.

Ka qenë prokurori Asllan Bajramaj ai i cili ka marrë në dorë dosjen e Lazes dhe pas hetimeve të kryera përmes veprimeve proaktive ai firmosi masën e arrestit me burg për gazetarin i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Kjo nuk është hera e parë që pronari i portalit Priza.al bie në prangat e Policisë. Në maj të vitit 2021 ai u arrestua pasi akuzohej për armë mbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Gjatë momentit ku efektivët kontrolluan mjetin e Lazes, i gjetën atij një pistoletë të markës “Ekol” me plumb në grykë, si dhe lëndë narkotike. Po ashtu nga analizat toksikologjike rezultoi se në momentin e arrestimit ai kishte qenë në efektin e substancave narkotike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago