FOTO&VIDEO

Me manikyr perfekt dhe kallashnikov në dorë, e reja ukrainase mbron kufirin nga mësymja ruse

Fronti i luftës në Ukrainën lindore është i mbuluar nga bora dhe pushkët e mëdha janë kryesisht të heshtura. Por, snajperët, janë të vendosur në rrethina dhe ushtarët ukrainas, të cilët harrojnë të qëndrojnë të mbrojtur në llogoret që duken si ato të Luftës së Partë Botërore, rrezikojnë të marrin një plumb në kokë.

Konflikti në këtë zonë ka qenë i ngrirë që prej vitit 2014, kur separatistët e mbështetur nga Moska, mësynë disa pjesë të rajonit të Donbas-it.

Të paktën 13 mijë persona janë vrarë. Shumë prej tyre ushtarë, por disa edhe civilë.

Tashmë, liderët perëndimorë po paralajmërojnë diçka edhe më keq se kaq – një pushtim tërësor të Rusisë në Ukrainë.

Nëse vjen, fillimi do të jetë pikërisht fronti lindor, me pro-rusët, të cilët e kanë shtruar terrenin për konflikt.

Maria, po përpiqet të mos stresohet shumë mbi situatën. Ajo është 26 vjeç, ukrainase, një vajzë e shoqërueshme, e cila rri në llogore me një kokore në kokë dhe kallashnikov në dorë.

Maria, ushtare ukrainase

Manikyrin e ka të përkryer, edhe pse është pjesë e brigadës këmbësore 55 në ushtrinë e Ukrainës.

“Përpiqem të evitoj politikën dhe të mos shoh televizor”, thotë ajo për median shtetërore britanike BBC. “Mundohem të mos shqetësohem shumë”.

Gjithsesi, ajo është gati për të luftuar nëse do të duhet. Kjo, pasi ka marrë një trajnim të mirë.

“E kuptoj se nuk do të jetë si të stërvitesh”, shton Maria. “Do të jetë e vështirë për të gjithë. Por moralin e kemi të lartë dhe po i qëndrojmë tokës sonë”.

Ajo ka disa vëllezër. Dy prej tyre, kanë shërbyer në Gardën Kombëtare. Më i riu, do të shkojë së shpejti në frontin e parë të betejës, pasi do të drejtojë një prej tankeve. Në shtëpi ndërkaq, prindërit i kujdesen për djalin e saj katër-vjeçar.

“Ishte e vështirë ta lija atë në shtëpi”, thotë Maria. “Që kur isha gjashtë vjeç, ëndrra ime ka qenë t’i bashkohesha ushtrisë. Nuk e mendoja se do të isha në front të luftës, por nuk bëhem pishman për këtë gjë”.

Lufta e saj, është për të ardhmen e kombit, edhe pse në lojë mund të ketë shumë më shumë se sa kaq. Konflikti mes dy vendeve, po kthehet në një luftë të ftohtë të radhës mes SHBA-ve dhe Rusisë. E ardhmja e NATO-s është në lojë. Siguria e Evropës po ashtu.

Për të shmangur këtë skenar, të shumtë janë aty. Përfshi të reja si Maria, të cilat vizionin, e kanë për një jetë të lirë…

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago