Më në fund lëshon pe Rusia: Pranon se qindra rusë janë vrarë në Ukrainë

Shteti rus që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, nuk ka pranuar të diskutojë për ushtarët rusë të vrarë në luftimet e egra që po zhvillohen, por si duket më në fund Rusia e ndërroi qasjen.

Ukraina ka raportuar që nga dita e parë për dëmet që ia ka shkaktuar armatës ruse dhe për mijëra ushtarët rusë të vrarë, por këta numra nuk janë konfirmuar nga ana tjetër. Madje, vetëm pak ditë më parë, Kremlini e pranoi vdekjen e parë në front.

Në anën tjetër, Ukraina ka raportuar për mbi 5000 ushtarë rusë të vrarë ose të zënë robër.