Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka rrëfyer për mediat kineze admirimin e tij për presidentin Xi Jinping.
“Më pëlqen presidenti Xi që përdorë fjalë të urta popullore, thënie të njerëzve të zakonshëm. Nuk ishte forca e fjalëve të tij, ishte forca e veprimit të mendjes dhe trupit të tij dhe besoj si një njeri që punon me njerëzit se ai ishte shumë i sinqertë. Është i matur, i kujdesshëm, por në të njëjtën kohë shumë i guximshëm dhe shumë i vendosur për të mbrojtur interesat e vendit të tij”, tha Vuçiq.
Më tej flet për marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Kinës, veçanërisht në aspektin ekonomik, duke vënë theksin tek përfitimet pas firmosjes së marrëveshjes për tregtinë e lirë mes të dyja vendeve.
“Do të hapë një treg të madh për disa nga produktet tona bujqësore, verën e mirë të Serbisë. Gjithashtu, do të marrim produkte kineze me një çmim më të ulët dhe do të sjellim më shumë biznesmenë kinezë në vendin tonë. Gjithashtu do të sjellë shumë turistë. Kjo marrëveshje e tregtisë së lirë ishte diçka që unë e ëndërroja prej kohësh dhe tani ajo u bë realitet.”, deklaroi më tej presidenti serb.
Vuçiq njoftoi dhe hapjen e një linje direkte fluturimesh mes Beogradit dhe Pekinit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…