Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “Arrest me burg” për ish-deputetin Alqi Bllako, nën akuzën e “korrupsionit”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” lidhur me inceneratorin e Fierit.
Prokuroria Posaçme e akuzon ish-deputetin se në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, Bllako ka paraqitur dokumente false para Këshillit të Ministrave për shpronësimin e tokës ku u ndërtua inceneratori, duke i shkaktuar rreth 150 mije euro dëm buxhetit te shtetit.
Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj e konsideroi vendimin e gjykatës të padrejtë, teksa theksoi se ish-deputeti, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk ka prodhuar akte, por vetëm ka kaluar dokumentacionet për këshillin e ministrave.
Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar pamjet kur Alqi Bllako shoqërohet nga gjykata, ku u njoh me masën e sigurisë, në një furgon të policisë e më pas në paraburgim.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…