Këto janë pamjet e shoqërimit nga efektivët e policisë të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Beqja, nga të dhënat e para mësohet se është vënë në pranga për akuzën e korrupsionit për fondet donatorëve. Dyshohet se ish-ministri ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK.
Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.
Urdhër arresti është lëshuar edhe për Ermal Kurtulajn, ish-vartës i Beqajt tek SASPAC, të cilit i është kontrolluar banesa me herët për llogari të hetimit.
Ish-ministri Beqaj përdori automjetin në emër të Kurtulajt, por që dyshohet të jetë pasuri e fshehur e Beqajt, për disa herë tek vinte në SPAK për masën “detyrim për paraqitje” për çështjen e Sterilizimit.
Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.
Ish-ministri po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për “shpërdorim detyre” lidhur me kontratën koncesionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.