Me fasho në fytyrë dhe shenja të dukshme rrahjeje, 4 personat e dyshuar për masakrën në sallën e koncerteve në Rusi u shfaqën në një gjykatë të Moskës, ku u akuzuan për kryerjen e një akti terrorist.
Njëri prej tyre u soll para gjykatës drejtpërdrejtë nga spitali me një karrocë dhe qëndroi me sy të mbyllur përgjatë gjithë seancës. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, atij dukej se i mungonte njëri sy, ndërsa një tjetri veshi.
Më herët në media qarkulluan video të marrjes brutale në pyetje nga forcat e sigurisë dhe raportimet sugjeruan se të paktën njëri prej tyre u ishte nënshtruar shokut elektrik. Burrat u identifikuan si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov, të gjithë shtetas të Taxhikistanit.
Siç thuhet, tre prej tyre i pranuan fajin për të gjitha akuzat, ndërsa të katërt do të mbahen në paraburgim deri më 22 maj. Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përsipër autorësinë e sulmit të së premtes në sallën e koncerteve Crocus, duke postuar edhe video për ta vërtetur këtë. Por, autoritetet në Rusi pretendojnë përfshirjen e Kievit dhe kanë sugjeruar pa ofruar prova se Ukraina kishte përgatitur një dritare kalimi në kufirin pranë rajonit të Bryansk, për të mundësuar arratisjen e tyre.
Akuzat u cilësuan absurde nga Presidenti Volodymyr Zelenski: “Është e qartë se Putini dhe mashtruesit e tjerë po përpiqen të gjejnë dikë tjetër për t’ia faturuar fajin. Metodat janë gjithmonë të njëjta. E kemi parë edhe më herët: godina të shkatërruar, të shtëna dhe shpërthime. Gjithmonë kërkojnë të fajësojnë dikë tjetër”.
4 personat e armatosur mësynë sallën në periferinë veriore të Moskës, duke qëlluar pa dallim ndaj 6000 njerëzve që po merrnin pjesë në një koncert roku. Agresorët i vunë më pas zjarrin ambjentit, duke shkaktuar shembjen e çatisë së godinës.
Sipas autoriteteve ruse, të paktën 137 persona mbetën të vrarë në sulm dhe mbi 100 të plagosur.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…