Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë.
Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbinë qendrore më 29 janar. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani.
Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro.
Daçiç tha se në këtë aksion janë arrestuar N.S. (1986) dhe R.S. (1958), ndërsa për një person tjetër vazhdojnë kërkimet mbi dyshime se kanë kryer vepra penale për prodhimin dhe posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe për posedim dhe tregtim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve plasëse.
Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi njoftoi se të arrestuarit dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal.
Autoritetet në Serbi thanë se po vazhdojë kontrollet, ndërsa të dyshuarit, pas ndalimit policor do të dërgohen në prokurori për t’u marrë në pyetje./Marrë nga REL
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…