Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, është parë duke ndjekur testimin e raketave të reja të prodhuara në një fabrikë të re të ngritur në vendin e tij.
Televizioni shtetëror koreano-verior shpërndau disa fotografi të liderit, të shoqëruar nga zyrtarë ushtarakë, por ajo që ra më shumë në sy ishte veshja e tij, me xhup lëkure aviatori, por me sandale.
Media shtetërore nuk dha detaje të tjera lidhur me njësinë që prodhoi artilerinë e rëndë, por së fundmi është raportuar se Koreja e Veriut po rrit sasinë e armëve të prodhuara pasi po ia dërgon ato Rusisë, përmes Kinës.
Akuzat janë ngritur nga zyrtarë amerikanë dhe koreano-jugorë, por si Veriu, ashtu edhe Kina, i kanë mohuar ato. Kim tha se ky sistem i ri do të ndryshojë forcën ushtarake strategjike të vendit të tij.