POLITIKE

Media austriake: Vuçiç përballet me probleme të reja, Kosova hap zyrtarisht gjyqin kundër Serbisë

Media austriake, kosmo.at ka raportuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po përballet më prombleme të reja, pasi Kosova ka nisur edhe zyrtarisht një proces gjyqësor kundër shtetit serb.

“Qeveria kosovare filloi zyrtarisht një proces gjyqësor kundër shtetit serb të Mërkurën. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin e qëllimshëm të monumenteve kosovare. Të mërkurën, qeveria në Kosovë votoi për të ngritur një komision shtetëror për të dokumentuar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të kosovarëve gjatë luftërave të vitit 1998 dhe 1999,. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka të ngjarë të përballet përsëri me probleme me Kosovën”, shkruan media austriake, kosmo.at.

E Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e konsideron të rëndësishme krijimin e këtij komisioni pasi, sipas tij, zyrtarisht do të fillojë procesi i mbajtjes së përgjegjësisë së Serbisë dhe / ose kompensimit për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve për lëvizin në Kosovë.

“Anëtarët e komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve profesionale si dhe ekspertë ndërkombëtarë. Komisioni do të marrë parasysh të gjitha dokumentet e prodhuara deri më tani”, tha Çeku, shkruan kosmo.at.

Çeku më tej theksoi se ky komision do të ketë për detyrë të përpilojë inventarin kombëtar të të gjitha monumenteve të shkatërruara gjatë luftës 1998 dhe 1999.

“Kërkesa për kompensim është bërë në përputhje me standardet ndërkombëtare” përfundoi Hajrulla Çeku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

22 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago