Izraeli vlerëson se Shtetet e Bashkuara janë drejt një sulmi ushtarak ndaj Iranit dhe se situata ka hyrë në një fazë vendimtare, të cilësuar si “javë kyçe”.
Lajmi raportohet nga Channel 13 (CH13) në Izrael, duke iu referuar burimeve të sigurisë.
Sipas këtij vlerësimi, tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit kanë arritur një pikë kritike, ndërsa autoritetet izraelite po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po koordinohen ngushtë me partnerët amerikanë.
Gjatë një takimi me komandantin e CENTCOM-it, gjeneralin Brad Cooper, zyrtarë të lartë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë kërkuar që çdo sulm i mundshëm ndaj Iranit të mos kufizohet vetëm në objektiva simbolike apo paralajmëruese.
Sipas burimeve izraelite, IDF ka insistuar që një operacion ushtarak i SHBA-ve të përfshijnë goditje të drejtpërdrejta ndaj:
Qëllimi, sipas Izraelit, do të ishte dobësimi real i kapaciteteve ofensive të Iranit dhe dërgimi i një mesazhi të qartë parandalues, jo vetëm ndaj Teheranit, por edhe ndaj aktorëve rajonalë që veprojnë në koordinim me të.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga Washingtoni për një vendim përfundimtar mbi një sulm, por sinjalet diplomatike dhe ushtarake sugjerojnë se ditët në vijim mund të jenë vendimtare për sigurinë në Lindjen e Mesme.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…