Një skandal i përmasave ndërkombëtare është publikuar sot nga media malazeze “Pobjeda”, e cila në një shkrim të saj thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.
Sipas këtij artikulli, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit, ndërsa në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.
Gazetarët malazezë raportojnë se për transportin e drithërave dhe të plehut kimik në Shqipëri u përfshi një kompani e madhe e lidhur me autoritetet e Tiranës, të cilët kanë mbyllur një sy për tregtinë mes Vuçiçit dhe Putinit, në shkelje të sanksioneve që SHBA dhe Bashkimi Europian kanë vendosur ndaj Rusisë.
Nga anijet në Portin e Durrësit, plehu rus ngarkohej në kamionë të mbushur me thasë të mëdhenj (jumbo) me disa qindra kilogramë, të cilët nuk shënonin vendin e origjinës së mallit dhe përbërjen e lëndës së parë. Për të fshehur gjurmën se malli vinte nga Rusia, ndërmjetësues zyrtar në shitje ishte një kompani nga Shqipëria. Burimet e Pobjedës bëjnë me dije se kamionët e një kompanie detare malazeze prej disa muajsh merreshin me transportin e plehut rus drejt Serbisë.
Për këtë sillet edhe një foto e një fature që dëshmon për futjen e mallit në Portin e Durrësit me origjinë nga Rusia dhe me destinacion Serbinë. Ajo që bie në sy në shkrim është edhe pjesa kur thuhet se thyerja e sanksioneve është zbuluar nga agjensitë e huaja perëndimore dhe tashmë prej 10 ditësh nuk ka më asnjë anije ruse në Portin e Durrësit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…